Ai ka qenë i shoqëruar edhe nga deputetja Nada Meçorapaj dhe deputeti Agron Shehaj. Basha thotë se fshati Darëzesë ku po punon ushtria për ndërtimin e urës, banorët nuk kishin marrë asnjë ndihmë.
“Në Fier dhe Vlorë është situatë e vështirë humanitare. Darëzeza në Fier ishte e bllokuar nga shkatërrimi i rrugës, ku po punohej nga ushtria. Fshati ishte i izoluar dhe banorët përdornin varkat për komunikim.
Në Ferras banorët më thanë se janë braktisur nga autoritetet. Ata s’kishim asnjë ndihmë. Kishte raste që uji i shiut ishte përdorur si ujë i pijshëm.
Edhe në Novoselë gjeta banorë të braktisur nga qeveria. Energjia elektrike mungon prej 3 ditësh, askush nuk u ka çuar asnjë ndihmë.
Kryefamiljarët më treguan se janë mashtruar nga qeveria për dëmshpërblimet nga përmbytja e vitit 2015 dhe nuk kishin shpresë as tani.
U kërkoj autoriteteve qëndrore dhe lokale të dërgojnë urgjent ndihma në Fier dhe Vlorë, të evidentojnë dëmet dhe të dëshpërblejnë banorët.
Ndihmat dhe uji i pijshëm janë urgjencë për këto zona”, shkruan ai.. (B.H/Faxweb)