Në fundjavën që sapo kaluam nuk ka munguar edhe një drekë mes politikanit Ben Blushi dhe gazetarëve dhe analistëve të njohur në vend.
Të veshur sportiv, pa kostume serioze, me verë e kuqe dhe meze Ben Blushi, Blendi Fevziu, Armando Shkullaku dhe Andi Bushati kanë darkuar mbrëmë në një nga restorantet në periferi të Tiranës, konkretisht në Surrel.
Në këtë foto ata shfaqen shumë mirë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Duhet themi që edhe vetë Blushi ka qenë në profesion gazetar dhe njihet prej shumë vite me 3 të sipërpërmendurit.
Kohët e fundit brenda partisë “LIBRA” ka pasur përplasje mes Blushit dhe Hafizit për shkak të ndryshimeve në statutit. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga Blushi për këtë situatë. (J.V/Faxweb)