Vetëm dy ditë më parë peshëngritësja Romela Begaj ba bëri krenar të gjithëve. Ajo rrëmbeu medaljen e artë në peshëngritje në shtytje si dhe fitoi të argjendtën në dygarësh.
Sportisja 31-vjeçare mund të kishte bërë më shumë nëqoftëse nuk do të kishte garuar e dëmtuar në fund, por gjithsesi arriti të shpallej nënkampione e botës.
Por me sa para do të shpërblehet sportisja e njohur?
Nga qeveria shqiptare shqiptarja do të shpërblehet me 100 milionë lekë të vjetra, për medaljen e marrë në Amerikë.
Një rezultat shumë pozitiv dhe njëkohësisht rekord për vendin tonë i cili nuk e arrinte një gjë të tillë prej 45-s vitesh. Pritet që shumë e parave t’i kalojë Begajt. (J.V/Faxweb)