Për vrasjen e gazetares investigative në Maltë kanë dalë detaje të reja. Deri më tani janë arrestuar 8 persona të cilët janë si të dyshuarit lidhur me vrasjen e gazetares që udhëhoqi investigimin e skandalit të njohur si “Panama Papers” dhe lidhjet me korrupsionin në, shkruan “The Guardian”.
Këtë lajm e ka dhënë vetë kryeministri i Maltës edhe pse vetë në këtë investigim ishte i përfshirë. Muscat tha në një deklaratë të hënën në mëngjes se tetë shtetas maltezë, shumica prej të cilëve kanë një dosje penale, janë arrestuar.
Kujtojmë që Daphne Caruana Galizia u vra më 16 tetor pranë shtëpisë së saj teksa po udhëtonte me makinën tip “Peugeot 106”. Brenda automjetit të saj ishte vendosur një bombë e cila shpërtheu duke i marrë jetën edhe gazetares.
Familja Caruana Galizia thotë se vrasja e saj ishte një “vrasje në shënjestër” pasi puna e saj u përqëndrua në zbulimin e “korrupsionit, kriminalitetit, konfliktit të interesit dhe dështimeve etike në vendimmarrje” nga politikanët dhe bashkëpunëtorët e tyre.
Qeveria e Maltës po ofron një shpërblim prej 1 milion euro për informacion në lidhje me vrasjen dhe hetimi po ndihmohet nga agjentë nga FBI dhe ekspertët e forenzikës nga Hollanda. (J.V/Faxweb)