Nga Klodian Tomorri
Jo takses private te permbytjes
Ne te gjitha permbytjet e fundit, kosotoja maksimale e paguar nga buxheti per demshperblimin e familjeve te prekura nuk e ka kaluar asnjehere shifren 500 milione leke.
Kostoja mesatare ka qene 200 deri ne 300 milione leke. Pavaresisht se pamjet e ujit ne banesa dhe biznese e amplifikojne demin e perceptuar te permbytjeve ai ka qene gjithmone i paperfillshem, per financat e shtetit.
Eshte e vertete qe ka dhe nje dem tjeter ne veprat publike. Por rruget qe prishen dhe urat qe shemben kane fajtore me emra konkrete dhe kostot duhet t’u ngarkohen atyre.
Sot kryeministri foli per sigurim te detyrueshem te banesave dhe bizneseve. Por ne asnje rast permbytjet dhe kosto qe buron nga to nuk mund te justifikojne taksen private te tyre; sigurimin e detyrueshem te banesave dhe bizneseve. Dhe jo vetem per shkak te kostos se paperfillshme, ne raport me taksen qe i vihet popullit, nese miratohet nisma.
Edhe tek shtepite apo bizneset qe permbyten, nje pjese prej tyre nuk jane dem fatkeqesish natyrore. Por jane rezultat i pergjegjesise, se pari publike dhe se dyti edhe individuale.
Nese shteti nuk ben kanalizimet, pritat, argjinaturat nuk ka pse te paguaje populli takse. Kjo eshte pergjegjesia publike.
Se dyti, nje pjese e bizneseve dhe amiljeve qe permbyten kane pergjegjesi individuale. Sepse nuk i ka detyruar askush individet te bejne shtepite ne buze te lumenjve, apo ne zonat me risk te larte permbytje. Eshte pergjegjesi individuale.
Kur dikush ble me vullnetin e tij te lire, nje mall te skaduar ose ben nje investim te gabuar ai mban kostot e humbjes, jo shoqeria.
Kjo taksa private e sigurimit te detyrueshem te banesave eshte 50 milione euro ne vit, nga 3 milione euro qe eshte kostoja maksimale e permbytjeve. Kuptohet fare mire, se ca biznesi eshte ky. Per nje plesht digjet jorgani.