Katër persona kanë mbetur të lënduar rëndë. Sipas Fax News një shkëmb është shkëputur dhe ka rënë mbi makinën ku ndodheshin brenda katër persona.
Ngjarja e rëndë sapo ka ndodhur në fshatin Golik të Proptishit, Pogradec. Sipas të njëjtave burime punimet në rrugën e Golikut kanë shkaktuar shkëputjen e masivit shkëmbor.
Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore. Policia aktualisht ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.
(F.M/Faxweb)