Performanca e Rudina Dembacajt dhe Iljardit ka krijuar një sërë emocionesh për teleshikuesit si dhe për të gjithë spektaklin “Dance with me”
Dyshja performoi “Jon” të Ardit Gjebreas dhe kjo preku jo vetëm spektakorët, por edhe antarët e jurisë.
Ndërkohë që juria e spektaklit po jepte vlerësimin për performancën e Rudinës dhe Iljardit, Albi Nako ka rrëfyer për publikun historinë e tij të dhimbshme nga tragjedia e Otrantos.
“Për këtë performancë jam frymëzuar nga tragjedia e Otrantos nga e cila jemi prekur të gjithë dhe unë kam humbur aty 8 persona të dashur të familjes sime!”, – është shprehur Albi i prekur dhe me zë të dridhur nga emocionet.(M.Q/Faxweb)