Drejtuesi i mjetit Xhenis Kapri që u godit nga një shkëm mbrëmjen e sotme në fshatin Golik ka treguar si mjeti i tij ku po udhëtonte me dy shokët u godit nga një shkëmb në fshatin Golik, të rrethit të Pogradecit, raporton Fax News.
“Isha se bashku me dy shoke ne mjet dhe po kalonim rrugen. Ne nje moment do shkembeheshim me nje mjet tjeter dhe kur hapa krahun nje shkemb u shkeput dhe me goditi ne pjesen anesore te makines. Dy shoket e mi te cilet ndodheshin ne krahun e pasagjerit moren disa demtime te lehta. Shkak punimet ne rruge pasi firma nuk ka vendosur asnje mase sigurie. Renia e shkembinjve eshte e perseritur ne gjithe gjatesine e rruges. Mund te kishte ndodhur nje tragjedi. Fatmiresisht shpetuam. E kemi ngritur shume here shqetesimin per firmen perkatese por askush nuk na degjon”, ka thënë ai. (B.H/Faxweb)