Përmbytjet dhe rreshjet e dëborës në vend kanë sjellë shumë probleme kohët e fundit. Në veri, në Vermosh janë rrëzuar shtyllat e tensionit të lartë.
Ashtu siç shihet edhe në videot e mëposhtme shtyllat e tensionit, mes të ftohtit dhe dëborës po ngrihen nga elektricistët, pa ndihmën e ndonjë makinerie. Duhet të themi që aty janë temperaturat shumë të ulta dhe elktriciteti mund të përcillet nga lagështia.
Po kështu një tjetër elektricist në Gjirokastër, i lidhur vetëm me kavo ka rrezikuar jetën duke rilidhur linjën e dëmtuar sipër lumit. Elektricisti nuk ka as mjetet e duhura të sigurisë, por ia ka dalë që të punojë mes rrymës dhe ujit.
Përmbytjet në vend ka sjellë shumë probleme , si dëme materiale dhe shumë kafshë te ngordhura. Qeveria “Rama 2” nuk shpalli gjendjen e jashtëzakonshme edhe pse mijë hektarë tokë janë ende nën ujë. Mijëra shqiptarë janë me sytë nga shteti, pasi janë pa shtëpi dhe kanë humbur çdo të mirë materiale. (J.V/Shuplaka)