Dhjetori nuk është vetëm muaj i festave të fundvitit në shtëpinë e këshilltarit për mediat të Presidentit Meta, Emiljano Aleksi.
Kjo pasi sot ka edhe një përvjetor të veçantë, është ditëlindja e tij. Aleksi bën sot 35 vite dhe këtë e ka treguar vetë, edhe pse e sheh ndryshe nga matematika.
“Nuk jam 35 vjeç, jam 18, me 17 vite eksperiencë”, shkruan ai. E sigurisht që 35-vjetori duket shumë i afërt për të hequr dorë nga mendimet e një të riu.
Të shumta kanë qenë edhe urimet e miqve të tij, sa njerëz të medias dhe sa të politikës, e po ashtu familjarë.
‘’Faxweb” i bashkohet këtyre urimeve, edhe 100 Emiljano Aleksi! (E.K/Faxweb)