Janë dënuar me 43 vite heqje lirie disa shqiptarë në Angli, anëtarë të një bande droge që trafikonin kokainë.
Kishin gjetur një mënyrë si kurrë më parë për të fshehur lëndën narkotike, por gjithsesi janë kapur nga autoritet britanike.
Ata e fshihnin drogën brenda kroskotit të makinës, në kuti të tilla që mund të hapeshin vetëm me një kombinim butonash dhe një USB. Mësohet se kreu i bandës ishte Lulëzim Zefi, 36 vjeç.
Ai kishte edhe katër shpërndarës, që u arrestuan në prill të këtij viti. Admir Simeqi u vëzhgua teksa shpërndante 3 kg kokainë te Gjergji Marku, përpara se të linte dy kilogramë tek Admir dhe Mark Bici. Katër kilogramë kokainë u gjet në makinën e Simeqit, në një ndarje të posaçme në kroskot. Vlera totale e drogës së sekuestruar shkon në 720 mijë sterlina.
Të dënuarit:
Lulzim Zefi u dënua me 12 vite burg.
Talentin Malocaj u dënua me 8 vite burg.
Valon Bajgora u dënua me 2.5 vite burg.
Admir Simeqi u dënua me 6 vite burg.
Gjergj Marku u dënua me 6 vite burg.
Mark Bici u dënua me 2 vite e 8 muaj burg.
(J.V/Faxweb)