Përmbytjet kanë lënë pasoja edhe në det. Ashtu siç shihet edhe në videon e mëposhtme deti në Vlorë është mbuluar nga lluca dhe uji i turbullt. E gjithë kjo ka ardhur nga projekti i Lungomares.
Ngjyra blu e detit është zhdukur dhe mbizotëron një ngjyrë e hirtë me plot papastërti. Kjo padyshim që sjell pasoja edhe në florën dhe faunën e saj, pasi nga uji i turbullt mund të ngordhin shumë lloje peshqish.
Kjo situtatë e rëndë është krijuar në det nga shkarkimi i ujrave të lumenjve dhe përenjve , ku për 4 ditë me parë “morën para” çfarë gjetën . Banesa, kafshë, orendi dhe u përzienë edhe me ujërat e zeza. Këto pamje janë publikuar nga avokati Altin Goxhaj i cili shprehet se i gjithë deti është kthyer në një gropë balte. (J.V/Faxweb)