Të gjithë i kemi dëgjuar shpesh batutat e tipit “Kur bie shi lagesh”, “Në verë është më nxehtë se në dimër”, “Kur njeriu është i mërzitur ai nuk është i lumtur””Nuk është mirë kur je keq”dhe që në rrjete socilae kanë emrin e “Nard Ndoka Filozof’
Ish Ministri i Shëndetësisë, tashmë deputet në parlamentin shqiptarë shprehet se nuk e ka marrë asnjëherë seriozisht, pavarësisht situatave serioze me të cilat mund të jetë ndeshur. I ftuar në “Pasdite në Top Channel”, së bashku me Kozetën, bashkëshorten e tij ai nuk ka lënë mënjanë edhe “famën” e batutave filozofike që është, e cila tashmë e shoqëron kudo dhe është diçka identifikuese për deputetin.
“Unë jam natyrë me humor, batutat janë pjesë e imja, madje edhe në pjesën politikë. Edhe në parlament, kjo puna e batutave më përmenddet më shpesh, aq sa ndonjëherë më duket sikur më shumë më njohin përmes batutave”, – rrëfen Ndoka
Në fakt çështja e batutave “cit. Nard Ndoka” është masivizuar shumë dhe në shoqërinë tonë saqë vetë Ndoka shprehet se është abuzuar duke më vënë si autorsi çdo lloj battue popullore.
“Në fakt, edhe është abuzuar, janë mbledhur edhe batutat popullore dhe janë vendosur në gojën time. Por i kam marrë me sportivitet, pavarësisht se edhe disa thënie folklorike janë në gojën time…” – thotë duke qeshur Ndoka.(M.Q/Faxweb)