Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, debatoi me deputetin socialist, Eduard Shalsi nëse përmbytjet ishin katastrofë natyre apo ajo.
Pjesë nga deklaratat
Salianji: Jemi në situata që janë përmbytur për herë të dytë, në 2015 dhe në 2017. Në nivel bashkish, 3% e buxhetit është me ligj për të dëmshpërblyer. 3 mln euro në vit është për këtë punë dhe minimumi 68 mln euro vijnë nga natyra që këta i quajnë katastrofa natyrore. Sot jemi në kushtet e emergjencës.
Shalsi: Quhet katastrofë? Nuk është katastrofë.
Salianji: Pa dyshim! Për mendimin tim edhe nëse mbyten 1 mijë familje është katastrofë, por nëse përmbyten 5 mijë familje që janë përmbytur deri më tani, 57 shkolla. Se çfarë na vjen nga Zoti dhe çfarë na vjen OJF-të dhe ne politikanëve për të bërë foto, janë turpe. Ka shi sot? Nuk ka. Qytetarët që janë nën ujë marrin zero lekë.360grade.al