Pas emrit të Edit në familjen Rama emri i Olsit është një nga më të lakuarit. Kjo për shkak të akuzave të shumta nga ana e opozitës për lidhjen e tij me afera korruptive apo me trafikun e drogës.
Po vetë Olsi nuk ka preferuar që të jetë shumë aktiv në media, përveç këtyre ditëve të fundit që ka nisur kursin për të qenë drejtor sportiv te Partiozani.
“Prandaj e nisa këtë kurs që të mësoj dicka më shumë.E kam thënë gjithmonë se jam i apasionuar pas futbollit. Partizani ka qenë gjithnjë pjesë e këtij pasioni për futbollin. E kam ndjekur gjithmonë nga afër, tani do ta ndjek nga akoma më pranë”, thotë ai.
Për Olsi Ramën, fakti që ai është vëllai i Kryeministrit të vendit nuk ndikon aspak mbi të.
“Nuk ka lidhje aspak.Ajo që më bashkon mua me Kryeministrin është vetëm pasioni për basketbollin”, shprehet vëllai i Kryeministrit.
Kursi për Drejtor Sportiv i Federatës Shqiptare të Futbollit përfundon në datën 16 dhjetor.
(E.K/faxweb)