13:48 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ju mjekët merrni para…Petrit Vargu i shpall sfidë telefonueses: Ç’do bëja në rast se vërtetohej

07:59 | 07/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dorëheqja e 7 mjekëve të QSUT-së, flet njëri nga mjekët: E di që protesta do të shuhet

Petrit Vargu një nga mjekët e Urgjencës në QSUT i ftuar në emisionin e mëngjesit në ‘’Fax neës” tregon se memon e kanë nënshkruar të gjithë mjekët e urgjencës përveç shefit. Pra numri i mjekëve që kanë nënshkruar ka shkuar në 12.

Më tej ai akuzon edhe reformat e bëra nga ana e qeverisë, ku thotë se drejtuesit e zgjedhur gjasme me konkurse nuk marrin vesh nga mjekësia, duke iu referuar në këtë rast edhe Enkelejd Jotit, i cili më parë mbante poste drejtuese në ‘’Top Channel”.

“Drejtori i ri që erdhi, ndoshta kishte dëshirën e mirë për të bërë gjëra të mira, po duke qenë se nuk vinte nga fusha e mjekësisë reformat e tij dështuan. Drejtori i Urgjencës duhet që të lexojë atë që është e shkruar e zeza në të bardhë. Në takimin me zëvendësministren u ftuan vetëm shefat dhe jo ne.

Ne idetë i kemi të qarta, nuk ka nevojë që të vijë zëvendësministrja që të na e thjojë. Drejtoria e Spitalit ka qenë në dijeni të memos tonë. Kjo është protesta e parë ku mjekët bëjnë protestë për të mirën e pacientëve të tyre, ne nuk po kërkojmë rritje rrogash, kërkojmë që në spital të mos ketë 4 persona në një dhomë, madje të tjerë presin nëpër stola.

Kjo është fatura e re që ne po paguajmë e shëndetësisë së makiazhit, e asaj që shefat dhe drejtuesit zgjidhen gjasme me konkurse”, u shpreh doktor Vargu.

Po ashtu edhe njëherë ai konfirmoi faktin se kjo protestë e mjekëve nuk ka asnjë lloj prapavien politike, teksa ftoi opozitën që duhet të japë zgjidhje pasi situatën e konsiston dhe një sanitare në QSUT.

Duke replikuar me një telefonuese në emision, ai shpalli sfidën se në rast dikush do të telefononte dhe të thoshte se Petrit Vargu më ka marrë para, atëherë ai do të dorëzonte bluzen e bardhë. Telefonatat nuk u krye.

“Opozita duhet që të japë zgjidhje, se për të konstatuar gjendjen në të cilën ndodhet sot urgjenca e bën edhe sanitarja. Mbi 30 % e mjekëve ku unë punoj janë me çështje në Prokurori në ndryshim nga të gjithë qeveritarët apo drejtuesit që unë njoh.

Këtu te ne ka një problem që nuk ndahet kush është dhurata dhe kush është pjesa që mjekët kërkojnë me patjetër para. Unë në jam në linjë direkte dhe nëse nga 3 milionë shqiptarët del një që thotë këtu dhe kam marrë lekë, unë e dorëzoj që sot bluzën e mjekut. Unë jam një nga ata mjekë që fle natën me telefonin te toka”, përfundoi Vargu.

(E.K/FAXWEB)

 

 

Etiketa: petrit vargutelefonuesja
Pas

Ç’po përgatit Alban Skënderaj, 15-vite në skenë meritojnë një koncert ndryshe

Para

E kuruar deri në detaje, ç’thotë Grida Duma për veshjet e saj

Para
E kuruar deri në detaje, ç’thotë Grida Duma për veshjet e saj

E kuruar deri në detaje, ç'thotë Grida Duma për veshjet e saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon për herë të 47-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Aksident i rëndë në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, arrestohet drejtuesi i dehur i mjetit

Danimarka gati të financojë dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë, ministri i jashtëm danez: Po bëjmë pjesën tonë

Dy të mitur të zhdukur në 24 orë në Durrës, policia në kërkim të 17-vjeçares dhe 11-vjeçarit

Vau i Dejës, japin dorëheqjen tre nënkryetarë, pesë administratorë dhe të gjithë drejtorët e bashkisë

Urdhri i kryeministrit, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra ende aktive, mbi 290 ha të djegura

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari aksidentohet dhe humb jetën

Rreh gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet tropojani

Zjarri përfshin një banesë dykatëshe në Fier raportohen vetëm dëme materiale(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.