Zgjedhja e Kryeprokurorit të ri ka ngjallur shumë debate në “Komisonin e Ligjeve”. Kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja i qëndroi linjës së mazhorancës për të zgjedhur një prokuror të përgjithshëm të përkohshëm me 71 vota.
Por kjo është kundërshtuar nga opozita e cila thotë se kërkon që Kushtetuta të prevalojë mbi çdo gjë dhe kryeprokurori të zgjidhet me 84 vota.
DEBATI:
Halimi: Prokuroria e Përgjithshme merret drejtpërdrejt me hetimin e qeverisë. Ne jemi përplasur dy herë në Komisionin e Venecias për këtë çështje. Komisioni i Venecias është shprehur qartë për atë që u miratua me konsensus në 2016. Çfarë tha, Prokurori i Përgjithshëm nuk do miratohet nga Parlamenti. Ky ka qenë debati, si do zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm. Historia i përkohshëm, i përhershëm për të mbaruar ca punë… Zgjedhja me më pak se 84 vota, është thikë në shpinë për reformën në drejtësi.
Çuçi: për të sqaruar diçka në lidhje me ça tha zoti Halimi. Duhet të sqaroj opinionin publik se prokurori i përgjithshëm që pas hyrjes në fuqi të ligjit, nuk merret me çështje kundër krimit të organizuar, as korrupsionit.
Manja: Kemi të bëjmë me një drejtues të zyrës së prokuroi të përgjithshëm. Është shumë e thjeshtë.
Alibeaj: Çdo gjë po ndodh në këtë ditë të sotme. Sot sapo e thatë që po nisni procedurën për të zgjidhur prokurorin e përgjithshëm. Është e pazakonte për faktin se çështja s’ka qenë në kalendarin e punimeve. Ku e gjen të drejtën Sekretari i përgjithshëm të inicioj në procedurë parlamentare? Është e pazakontë dhe për një arsye tjetër, nuk është alibi që maxhoranca kërkon të kapë prokurorin e përgjithshëm. Është fakt. Ju po nisni procedurën për të ‘rrëmbyer’ kreun e akuzës. Gjithkush e kupton. Mund të keni probleme personale me Llallën, por prokuroria e drejtuar nga ai është duke shkuar përpara. E kuptoj se midis jush dhe nesh është e lehtë të ‘ngremë’ armët dhe të luftojmë njëri-tjetrin, jo vetëm për të mbrojtur një individ apo për të luftuar kundër një individi me emrin Adriatik Llalla. S’ka arsye që të pozicionohemi kundër individit dhe Kushtetutës. Është ftesa e parë që e bëj për ju. Ftesa është edhe politike, sepse nëse hidhni këtë hap të gabuar, do bëni këtë gjë; do acaroni klimën politike këtij vendi. Kur në fakt nuk ka arsye. Po bëni kapje të pushtetit. Ne prokurorin e përgjithshëm e zgjidhnim mes balancës Kuvendi-Presidencë. Ky është hap pas vite dritë. Goditet pushteti. Pyetja është; a ka sot një problem që duhet të na mblidhte? Jo mo nuk ka një proces. Nuk ka një ngërç institucional të pazgjidhshëm. Sot nuk e kemi një ngërç të tillë të pazgjidhshëm. (J.V/Faxweb)