Këto ditë është rikthyer në qendër të vëmendjes sërish poetja dhe shkrimtarja Rita Petro.
Është dashur publikimi i një poezie të saj që duket se justifikon inçestin mes motrës dhe vëllait për ta rikthyer poeten e librit ‘’Vrima” në qendër të vëmendjes.
I pari që risolli debatin ishte gazetari Denis Dyrnjaja, i cili me të drejtë thoshte se Rita mund të ketë sa të dojë idetë e saj të brendshme, po nëse ato mediatizohen kjo përbën problem.
Sot ai ngrinte pyetjen se çdo të bënim ne si shoqëri se nëse djem të mitur do të përdhunonin motrat e tyre duke u frymëzuar nga Rita?!
Rrjeti ka reaguar menjëherë, kjo bëhet edhe më sensitive duke qenë se poetja në fjalë është edhe autore e librave për fëmijët e klasave të ciklit të ulët në vendin tonë.
“Çdokush është i lirë të shkruajë poezi inçestuale… detyra jonë është ta harrojmë sa më shpejt dhe mbi të gjitha të pengojmë futjen e saj në tekstet shkollore!’, kështu shkruan sot Edi Oga. E duke qenë një prind ndoshta ndjeshmëria rritet në rastin e fjalë.
‘’ Rita ‘pasuri’ kombëtare! Shpresojmë që Rama ta jap me konçesion! Shporru farë e keqe!”, kështu shkruante dje nga ana tjetër Klevi Pojana.
Ka të tjerë që kanë shkuar edhe më tej me reagimet e tyre duke ofenduar dhe fyer poeten. Kreshnik Osmani, kreu i Partisë Shqiptare Atdheu i cili e ofendon rëndë poeten duke shkruar si më poshtë:Terrorizem seksual! A ka shtet dhe a ka ligj ne kete vend?!
Ekspertja e vrimes Rita Petro, e dekoruar prej ministres Kumbaro per shije te larta seksuale, me rastin e vrimes, shkruan poezi dhe i fton njerezit per inçest mes vellait dhe motres dhe askush nuk reagon pervveç nje gazetari dhe ndonje ze tek tuk ne shkretetire. A ka njerez ne kete vend?! A ka burra?! A ka gra?! A kane femije keta?! A keni djem, vajza?! A ka mbetur ndonje pike nder ne kete vend?! Nuk reagon askush, sepse kane frike se duken te dale mode dhe fanatike.
U prishet puna sigurisht dhe u kercenohet karriera, ndaj bejne moral me fjale te pergjithshme.
Te dalte vrima ne balle, moj bundërr, ty dhe atyre qe te perkrahin!”.
Frymëzimin e poetes ne nuk jemi askush që ta ndalim, po në momentin që një fenomen i tillë si inçesti trajtohet si një ngjarje e zakonshme në këtë rast fillon problemi.
Ndoshta autorja ka gjetur këtë mënyrë për të tërhequr vëmendjen, po a do të na duhet që ne si shoqëri të përdorim ca filtra?!
(E.K/FAXWEB)