Luan Rama e ka quajtur shortin për zgjedhjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi një skandal pasi sipas tij është në kundërshtim me kushtetutën.
“Do të duhej të zgjidheshin më të mirët mes më të mirëve, por duke mos respektuar kriteret që parashikon ligji, në mes të zgjedhurve, ka edhe nga ata që janë shembëlltyrë e korrupsionit, e injorancës dhe e paaftësisë!
Reforma në Drejtësi e kompromentuar!”, shprehet Luan Rama.
REAGIMI:
Shorti për zgjedhjen e Këshillit
të Emërimeve në Drejtësi
(KED) – SKANDAL:
Në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me parimet e reformës në drejtësi, në kundërshtim me kriteret që parashikon ligji!
Do të duhej të zgjidheshin më të mirët mes më të mirëve, por duke mos respektuar kriteret që parashikon ligji, në mes të zgjedhurve, ka edhe nga ata që janë shembëlltyrë e korrupsionit, e injorancës dhe e paaftësisë!
Reforma në Drejtësi e kompromentuar! (J.V/Faxweb)