Këngëtarja Rezarta Shkurta ka ndarë me miqtë e saj në rrjetet sociale një nga momentet më të veçanta të jetës së saj.
Është vetëm një foto që përshkruan ndoshta momentin më tronditës për ccdo grua, momentin kur merr për herë të parë fëmijën në krahët e saj.
Ajo na ka njohur me një foto të Herës kur sapo ka ardhur në jetë. ‘Foto më e bukur e jetës sime. Foto e parë me Hera Hoxhën’ -ka shkruar Rezarta në foton e publikuar.
Hera tashmë është bërë një zonjushë e vërtetë, teksa shfaqet hera herës edhe në sete fotografish me të ëmën.
(E.K/FAXWEB)