Ndryshe nga qytetet e tjera, Gjirokastra ende nuk është zbuluar me rastin e festave të fundvitit. Edhe pse qytetet e tjera ndriçojnë nga dritat e vendosura në rrugët e qytetit me ardhjen e festave, siç janë Tirana, Korça, Gjirokastra ngryset dhe gëdhihet pa atmosferë.
Ashtu edhe siç shihet në fotot e mëposhtme në këtë qytet edhe pse sot është data 8 dhejtor dhe festa nuk janë larg është vendosur vetëm një bredh në sheshin Çerçiz Topulli.
Gazetarja e “Fax News” Ervina Çepuni ka reguar në lidhje me këtë situatë duke u shprehur: “I fohtë moti si edhe qyteti i Gjirokastrës në prag festash.”
Por kaq ka mjaftuar që të reagojë me komente kreu i bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami. “Kemi edhe ndriçimin led dhe nuk ke si ta mohosh që është i duhuri dhe për dy tre ditë do të kemi një dekor shumë të veçantë me festat’, i është përgjigur Rami gazetares.
Mesa duket bashkia Gjirokastrës ka nisur punën sot, pasi po vendos kabujt dhe dritat për të ndriçuar qytetin e gurtë. Kjo shihet qartë në fotot e mëposhtme.
Por përveç dritave led në këtë qytet nuk ka asnjë investim tjetër në këtë aspekt nga bashkia.
Nuk na ngelet gjë tjetër veçse të presim se çdo të bëjë bashkia deri më 25 dhjetor, për Kishtlindjen. (J.V/Faxweb)