07:42 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dita e Rinisë, Spiropali: Ta thyejmë traditën e shëmtuar historike të asgjesimit të kundërshtarit, të kemi vetëm një zë për interesin kombëtar

17:08 | 08/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dita e Rinisë, Spiropali: Ta thyejmë traditën e shëmtuar historike të asgjesimit të kundërshtarit, të kemi vetëm një zë për interesin kombëtar

Deputetja e PS-së Elisa Spiropali përmes një postimi në rrjetet sociale ka kujtuar dhjetorin e vitit 90-të, kohë kur studentët u ngritën kundër regjimit totalitar me thirrjet “e duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Spiropali thotë se ajo thirrje e brendshme e ulëritur së jashtmi ishte më e fortë se çdo konferencë, çdo kongres, anti-miting, parakalim.

Deputetja e PS-së gjithashtu shkruan se duhet t’i flasim Europës me të njëjtën gjuhë dhe për interesin kombëtar të kemi vetëm një zë.

POSTIMI I PLOTË:

Në dhjetor 1990 studentët kërkuan Shqipërinë si gjithë Europa, pra kthimin e Shqipërisë në sofrën e familjes së saj natyrale. Ajo thirrje e brendshme e ulëritur së jashtmi ishte më e fortë se çdo konferencë, çdo kongres, anti-miting, parakalim. Ishte, mes tjerash, esenca e vet historisë shqiptare në kontradiktën e thellë e të qënurit një nga vatrat më të hershme të kontinentit, dhe njëkohësisht e ndarë dhunshëm nga kjo përkatësi prej pushtimit osman dhe komunizmit totalitar. 
Sot jemi në një moment të mirë në raport me të ardhmen tonë europiane. Institucionet e Bashkimit Europian edhe pse të ngërthyera nga ngurrimi për zgjerim prej politikave populiste lokale, janë të gatshme të na afrojnë në vatrën e përbashkët. Shqiptarët duhet të bashkohen për realizimin e kësaj aspirate madhore. Duhet t’i flasim Europës dhe botës të gjithë me të njëjtën gjuhë. Në Parlamentin tonë kusur mos të lëmë për të mbrojtur ndryshimet mes nesh, por për interesin kombëtar të kemi vetëm një zë. Ta thyejmë traditën e shëmtuar historike të asgjesimit të kundërshtarit duke plagosur vet Shqipërinë. Mundemi! Kemi dashurinë, vullnetin, përvojën, dhe gjithçka duhet për të mirën e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve kudo jetojnë. 
Gëzuar 8 Dhjetorin ! Rroftë Shqipëria !

(B.H/Faxweb)

Etiketa: Elisa Spiropali-8 dhjetori
Pas

Rama inspekton rrugën Shkodër-Velipojë së bashku me Ademin: Shpronësimet duhen bërë, se e tha kryetarja

Para

Ben Blushi kujton ‘8 Dhjetorin’: U nisëm shumë, jemi më pak dhe ende nuk kemi mbërritur

Para
Ben Blushi kujton ‘8 Dhjetorin’: U nisëm shumë, jemi më pak dhe ende nuk kemi mbërritur

Ben Blushi kujton '8 Dhjetorin': U nisëm shumë, jemi më pak dhe ende nuk kemi mbërritur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rinumërimi në Durrës, Kalaja: U premtuan 295 kuti, u hapën vetëm 154

Kryeministri polak Donald Tusk paralajmëron “patrullat qytetare” në kufi: Veprimet janë të paligjshme

Reuters: Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim me Izraelin dhe lirimin e pengjeve

Merz i kërkon Trumpit rifillimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën, në fokus sistemet Patriot

Situata e zjarreve në vend: 14 vatra të raportuara, 10 të shuar dhe 4 ende aktive

Ndërpritet rryma në centralin bërthamor Zaporizhja, Ukraina akuzon Rusinë

Kurti pret deputetë britanikë: Diskutim për mbrojtjen, investimet dhe Procesin e Berlinit

Mbyllet rinumërimi i votave dhe për qarkun e Durrësit

SHBA “kërcënon” BE-në: Tarifa 17% për eksportet bujqësore evropiane

“Rusia ka përdorur gjerësisht armë kimike në Ukrainë”, Holanda bën thirrje për sanksione më të ashpra

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.