Kështilltarët e PD-së në Shkodër i kujtojnë qeverisë invesimet. Ato kanë shprehur qendrimet e tyre në lidhje me shqetësimin e vazhdueshëm për nivelin e investimeve lokale në territorin e Bashkisë Shkodër.
“Bujqësia një nga prioritet kryesore për zhvillimin e konomik të vendit, në buxhetit e vitit 2018 për Bashkinë Shkodër nuk përcakton asnjë investim në argjinatura, kanale të para kulluese dhe hidrovore.
Nga 22 projektet të plota me të cilat ka aplikuar Bashkia Shkodër në vitin 2016 është miratuar vetëm një projekt më shumën 76 milion lekë ose 0.4%, kur në fakt niveli I investimeve duhet të ishte jo më pak se në shumën 500 milion lekë.Ndërsa në vitin 2017 nga 23 projekte të aplikuara në FZHR është miratuar vetëm një projekt në shumën 7 milion lekë.”
Shkodra, vijon qëndrimi i këshilltarëve të PD, nuk ka nevojë për vizita turistike, por ka nevojë për investime të rëndësishme në infrastrukturë, në bujqësi dhe në fusha të tjera prioritare, e theksojmë investime nga buxheti dhe jo të paraqesë investime të financuara nga Bashkimi Europian apo donator të tjerë.(M.Q/Faxweb)