Një 76-vjeçarë ka ndërruar ka gjetur vdekjen pasi dyshohet të ketë rrëshkitur, duke u rrëzuar në kanalin me ujë pranë banesës së tij.
Ngjarja ka ndodhur në në lagjen “Hasan Seitaj”, Skrapar. 76-vjeçari është gjendur nga të afërmit e tij të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Skrapar
Informacion Paraprak
Më datë 08.12.2017, rreth orës 17:00 në Sallën Operative ka mbërritur një telefonatë se një shtetas është konstatuar nga të afërmit e tij i mbytur në një kanal uji në lagjen “Hasan Seitaj”, Skrapar.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor ku kanë konstatuar se:
Shtetasi Ç.L, 76 vjeç, dyshohet të ketë rrëshkitur, duke u rrëzuar në kanalin me uji pranë banesës së tij.
Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër.
Shkaku paraprak i humbjes së jetës dyshohet nga mbytja në ujë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
(b.h/Faxweb)