Në raportin më të fundit të publikuar nga Organizata Europiane e Policisë Europol, Shqipëria del burimi kryesor i burimit të kanabisit.
Në raportin e tij Europol shkruan se tregjet e drogës mbeten tregjet më të mëdha kriminale në BE. Në raport thuhet se tregu i drogës në vendet europiane prodhon 24 bilionë euro fitime për trafikantët dhe rrjetet e krimit të organizuar.
Raporti flet se rreth 35 për qind e grupeve të krimit të organizuar aktive në Bashkimin Europian janë të përfshria në prodhim, trafikim ose shpërndarje të drogës, ndërsa shton se rruga e Ballkanit mbetet rruga kryesore prej nga futet heroina në BE.
Sipas Europol për pothuajse të gjitha llojet e krimit të organizuar, elementët kriminalë kanë përshtatur aktivitetin e tyre me zhvillimin e teknologjisë . “Kjo është tani, ndoshta, sfida më e madhe që përballen autoritetet e zbatimit të ligjit në mbarë botën, duke përfshirë edhe në Bashkimin Europian”, thekson Europol.
(B.H/Faxweb)