Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së sotme në Lezhë. Aleksandër Ndoka, vëllai i ish_deputetit Ndoka ka mbetur i vrarë.
Rreth orës 4 e 20 minuta të mëngjesit të sotëm teksa ishte në afërsi të banesës. Sipas ‘’Fax News” Ndoka ishte duke u kthyer në banesën e tij, ndërsa në makinë ishte i vetëm.
Nuk janë dëgjuar krisma në zonë, çka bën të dyshosh se ka qenë një atentat me silensjator.Nuk është njohur për konflikte të tij, nuk ka qenë me preçedentë penal.
Babai i Samuel Ndokës. Ai ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak në Lezhë, ndërsa më herët ka punuar edhe në Hipotekë, përpara vitit 2015. Po ashtu kujtojmë se në formularin e dekriminalizimit Ndoka nuk kishte deklaruar asnjë precedentë penalë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen “Nënë Tereza”, ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Mitsubish”, me traga AA 382 SE, ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A. N, 48 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë, i vrare me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.
Arben Ndoka ka qenë një nga depuetët më të akuzuar nga ana e opozitës për lidhjet e tij me krimin.
DETAJET E POLICISË:
Vritet me arme zjarri vellai i ish deputetit Arben Ndokes. Banues ne Lagjen “Nënë Tereza”.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në Lagjen “Nënë Tereza”, ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Mitsubish”, me traga AA 382 SE, ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A. N, 48 vjeç, banues në lagjen “Nënë Tereza” Lezhë, i vrare me arme zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga D.V.P. Lezhë për kapjen e autorëve, janë dërguar edhe dy grupe të F.N.SH. Shkodër .
(E.K/FAXWEB)