Ambasadori Amerikan Donald Lu e ka nisur ditën e sotme me një mesazh të fortë për shoqërinë, kryesisht të rinjtë e vendit tonë. Ky mesazh vjen vetëm një ditë pas 8 Dhjetorit, festës së rinisë në vendin tonë.
Ambasada Amerikane ka publikuar një shprehje të Lu-së ku thotë se në një shoqëri korrupsioni përfundon kur njerëzit, konkretisht të rinjtë vendosin të veprojnë. Ky mesazh duhet thënë se vjen, një ditë pas 8 dhjetorit Ditës së Rinisë.
“Në një shoqëri, korrrupsioni përfundon kur njerëzit e saj më në fund vendosin që kanë duruar boll dhe fillojnë të veprojnë. Shpesh kjo udhëhiqet nga të rinjtë.”, Ambasadori Donald Lu.
Duhet thënë se ambsadori Lu ka qenë një nga të parët që ka folur për kapjen e peshqve të mëdhenj, po deri më tani nuk ka pasur asnjë rezultat konkret nga ana e autoriteteve shqiptare.
Së fundi Lu është pozicionuar qartë në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, duke shprehur mbështetjen për qëndrimin e mazhorancës.
(E.K/FAXWEB)