Dita e djeshme ishte një datë e veçantë pasi përkujtohej 27-vjetori i fillimit të lëvizjes studentore në vendin tonë. Shumëkush në këtë situatë do të shtronte pyetjen, a është sot vendi ai për të cilën të rinjtë e Dhjetorit ’90 luftuan?!
Për Endira Bushatin, jo! Kush do ta mendonte thotë ajo në vitet 90 që fëmijët e Byrosë politike do të ishin ministrja, ndërsa Gramoz Ruçi do të ishte kryetar Kuvendi.
Anëtarja e Kryesisë së PD-së nuk ka harruar pa përmendur as faktin që tre nga deputetët e kësaj partie votuan pro zgjedhjes së Ruçit.
“E kush e mendonte më 8 Dhjetor 1990 se….
Më 8 Dhjetor 2017,
Fëmijët e Byrosë Politike do të ishin ministra….
Gramoz Ruçi do të ishte Kryetar Kuvendi….
Madje 3 deputetë nga forca e “8 Dhjetorit” do të votonin Ruçin….
Madje madje do të flitej dhe për një marrëveshje të fshehtë mes Kryetarit PD dhe atij të PS….
Kush????”, këto janë disa nga pikëpyetjet që ngre Bushati.
(E.K/FAXWEB)