Kryeministri i Bagdadit Haider al-Abadi deklaroi fitore në një luftë trevjeçare nga forcat irakiane për të dëbuar grupin militant Daesh që në krijimin e saj rrezikoi ekzistencën e Irakut.
“Forcat tona janë në kontroll të plotë të kufirit irakian-sirian dhe unë, prandaj, shpall përfundimin e luftës kundër Daesh (ISIS)”, tha ai në një konferencë.
“Armiku ynë donte të vriste qytetërimin tonë, por ne kemi fituar nëpërmjet unitetit tonë dhe vendosmërisë sonë. Ne kemi triumfuar në pak kohë, “tha ai duke përshëndetur forcat e armatosura heroike të Irakut.
Ndërsa autoritetet njoftuan se ditën e dileë do të shpallej një festë publike “për të festuar fitoren”
Qeveria irakiane e mbështetur nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara patën nisur një fushtatë kundër ISIS-it, pasi ekstremistët kishin zotëruar një të tretën e shtetit gjatë vitit 2014.
“Shtetet e Bashkuara bashkohen me qeverinë e Irakut duke theksuar se çlirimi i Irakut nuk do të thotë luftë kundër terrorizmit dhe madje kundër ISIS (IS), në Irak ka mbaruar”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert.
Më 7 dhjetor, ushtria ruse ka deklaruar se e ka përfunduar misionin e saj në luftimin e ISIS-it. Moska ka qenë në përkrahje të forcave qeveritare të Sirisë. (M.Q/Faxweb)