16:37 | 26/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Meta takim me Presidentin e Malit të Zi: Ne jemi ambiciozë, t’i zhvillojmë më tej marrëdhëniet me ju

12:45 | 11/12/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta takim me Presidentin e Malit të Zi: Ne jemi ambiciozë, t’i zhvillojmë më tej marrëdhëniet me ju

Presidenti i Republikës Ilir Meta  gjatë takimit sot në Tiranë me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic, deklaroi se  “marrëdhëniet me Malin e Zi janë shumë të mira, por ne jemi ambiciozë për t’i zhvilluar ato më tej.

‘Mjafton të shikosh pikën e përbashkët kufitare midis dy vendeve, kur sheh radhët e gjeta atje, kupton se ka ende vend për përmirësimin e infrastukturës atje, infrastrukturës së përbashkët.

Po kështu, ne kemi një kufi të jashtëzakonshëm që na bashkon më shumë sesa na ndan, që nga Alpet, Buna dhe natyrisht dhe Adriatiku, që është një pasuri e madhe që na duhet të kujdesemi më shumë me projekte të përbashkëta mjedisi me qëllim që të dy vendet të përfitojnë nga kjo pasuri unike.

Të jeni të bindur se ka nevojë për bashkëpunim edhe me Kroacinë në drejtim të disa projekteve madhore, siç është autostrada Adriatiko-Joniane apo i gazsjellësit jonian-adriatik.

Unë besoj se proceset do të vazhdojnë. Shqipëria dhe Mali i Zi janë shembull bashkëpunimi në rajon dhe besoj se do të jenë edhe në të ardhmen. Respektimi i pakicave është një gjë që do të vazhdojë të ruhet.”, u shpreh Meta. 

Më tej ai shtoi se pakica malazeze në Shqipëri është një pasuri e paçmuar për ne dhe do të bëjmë çdo gjë për të siguruar dhe garantuar identetin e tyre kulturor si ura të pazëvendësueshme të miqësisë dhe bashkëpunimit. 

“Të dyja vendet tona janë në momente mjaft pozitive, Shqipëria është në hapje të negociatave, Mali I Zi është më i avancuar, por e dimë që sfidat për paqen, sigurinë, respektimin e  të drejtave të njeriut janë të varura nga zhvillime që nuk përcaktohen dot nga ne. Ndaj ne do të bëjmë atë që na takon si vend në rajon dhe kështu kontribuojmë maksimalisht.”, përfundoi Meta.  (J.V/Faxweb)

Etiketa: Filip Vujanovicilir metamal i zi
Pas

Çifti shqiptar pushton mediat ndërkombëtare, rastësia e jashtëzakonshme që u ndodhi (FOTO)

Para

Pas të gjitha përplasjeve, kush ishte e preferuara e Ardit Gjebresë te ”Kënga Magjike”

Para
Pas të gjitha përplasjeve, kush ishte e preferuara e Ardit Gjebresë te ”Kënga Magjike”

Pas të gjitha përplasjeve, kush ishte e preferuara e Ardit Gjebresë te ''Kënga Magjike"

Discussion about this post

 



Të Fundit

I dyshuar për trafik droge, sekuestrohen pasuritë e një shtetasi në Gjirokastër

Aksident i lehtë në autostradën Fier-Vlorë, tre persona marrin ndihmë mjekësore

Hungaria kundërshton sërish anëtarësimin e Ukrainës në BE

Japonia përballet me një seri tërmetesh, më shumë se 470 lëkundje që nga e shtuna

Turistët britanikë të përfshirë në aksident në autostradën Fier-Vlorë

Rinumërimi i votave në Tiranë/ Shpërndarja aktuale e mandateve dhe kandidatëve

Tensione në Serbi/ Studentët paralajmërojnë për protesta dhe mosbindje civile

Zjarri në ishullin Kios, pastruesja e hotelit akuzohet për zjarrvënie

Ekuador/ Krimineli i rrezikshëm “Fito” ekstradohet në SHBA, ishte arratisur nga burgu

Golemi pa ujë, reagim nga ujësjellësi: Problemi, linjat e dëmtuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.