Dy persona janë arrestuar në Lushnje nën akuzën e dhunës në familje. Kështu në pranga e Policisë kanë rënë Ilirian Kola, 40 vjeç, banues në Lushnje dhe Besnik T., 39 vjeç, banues në Divjakë. Ata akuzohen se kanë dhunuar sistematikisht gratë e tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
-Ilirian Kola, 40 vjeç, banues në Lushnje. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lushnje, ka urdhëruar ndalimin për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” parashikuar nga Nenet 13/a/4 dhe 321/2 të Kodit Penal.
Divjakë Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Besnik T., 39 vjeç, banues në Divjakë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases M.T, 25 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/2 i Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB)