Spektakli “Dance with me” e ka nisur këtë sezon me largime të njëpasnjëshme.
Pas largimit të Fiori Dardhës dhe Linda Reit, nga gara është larguar përfundimisht dhe një çift tjetër. Aurela Hoxha e Mehdi Malkaj kanë lënë përfundimisht garën.
Kjo erdhi pasi Mehdiu kreu një operacion në gju i cili doli me sukses. Fatmirësisht, Mehdiu është mirë dhe operacioni shkoi sipas parashikimeve. Aurela ka vendosur që të mos e vazhdojë garën pa Mehdiun dhe ka dërguar një video mesazh në TV ku i uron shëndet të plotë Mehdiut dhe i thotë se ajo nuk mund të vazhdojë pa të.
Shërim të shpejtë Mehdi!
(F.M/Faxweb)