15:01 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arsyet që çuan në rritjen e çmimeve të frutave me 20%

11:45 | 12/12/2017
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Arsyet që çuan në rritjen e çmimeve të frutave me 20%

Ritmi i rritjes së çmimeve të frutave shënoi rekord në muajin nëntor. Sipas INSTAT, çmimi i frutave në muajin e kaluar shënoi rritje me 20.8% në raport me nëntorin e vitit të kaluar, ritmi më i lartë i rritjes gjatë një viti.

Ekspertët e tregut pohojnë se shkak për këtë rritje të fortë të çmimeve është bërë mungesa e prodhimit në treg në disa artikuj. Pranvera e acartë dhe vera shumë e thatë kanë dëmtuar agrumet dhe disa lloje të rrushit, duke i bërë kështu më të shtrenjta disa fruta të stinës së vjeshtës. Tregtarët pohojnë se këtë vit kanë munguar tërësisht disa lloje të rrushit të “tavolinës” dhe ka shumë pak prodhim të agrumeve, pasi një pjesë e tyre janë tharë nga ngricat e dimrit të kaluar dhe vera e thatë që sapo lamë pas.

Frutat ruajtën të njëjtat vlera importi si edhe vitet e kaluara, me rreth 5 miliardë lekë gjatë periudhës janar-tetor 2017.

Shqipëria mbetet vendi me peshën më të lartë të bujqësisë në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB) në Europë dhe gati sa dyfishi i rajonit, ndërkohë që paradoksi qëndron në faktin se vendi vijon të jetë importues neto i prodhimeve bujqësore.

Në Maqedoni, bujqësia zë 10.2% të peshës në totalin e PBB-së; në Malin e Zi zë vetëm 10% të PBB-së; në Bosnjë, vetëm 7.8% të PBB-së; në Serbi zë 9.7%; në Ukrainë 11.8% dhe në Rusi vetëm 4%. Në vendet e zhvilluara të BE-së, bujqësia zë rreth 2% të PBB-së. Teksa sektori ka pozitë dominuese në ekonominë shqiptare, vendi vijon të importojë produkte ushqimore 4 herë më shumë se sa eksporton.

Kjo ecuri tregon se vendi ndodhet ende në inercinë e trashëgimisë së para viteve ‘90, pa mundur të modernizojë dhe të përshtatë sektorin me nevojat e reja të ekonomisë së tregut.

Përkundrazi, masat e marra në vitet 1990 me “masakrën” në copëzimin e tokës për frymë, financimet me pikatore dhe politikat fragmentare të zhvillimit e kanë çorientuar zhvillimin e qëndrueshëm afatgjatë të sektorit. Bujqësia vijon të dominojë ekonominë shqiptare për nga numri i të punësuarve me (39.7% të totalit) dhe me kontributin në strukturën e Prodhimit të Brendshëm Bruto./Monitor

 

Etiketa: cmimefrutarritje
Pas

Si me porosi, pasaporta e Tahirit bllokohet kur ministri italian vjen në Shqipëri (TAKIMI ME RAMËN)

Para

Mazhoranca rrëzon dekretin e Metës për tarifat gjyqsore, 10 deputetët votuan kundër

Para
Papa Francesku u lut për Shqipërinë, Meta i dërgon mesazh: Vëmendja juaj na mbush me shpresë

Mazhoranca rrëzon dekretin e Metës për tarifat gjyqsore, 10 deputetët votuan kundër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon për herë të 47-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Aksident i rëndë në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, arrestohet drejtuesi i dehur i mjetit

Danimarka gati të financojë dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë, ministri i jashtëm danez: Po bëjmë pjesën tonë

Dy të mitur të zhdukur në 24 orë në Durrës, policia në kërkim të 17-vjeçares dhe 11-vjeçarit

Vau i Dejës, japin dorëheqjen tre nënkryetarë, pesë administratorë dhe të gjithë drejtorët e bashkisë

Urdhri i kryeministrit, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra ende aktive, mbi 290 ha të djegura

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari aksidentohet dhe humb jetën

Rreh gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet tropojani

Zjarri përfshin një banesë dykatëshe në Fier raportohen vetëm dëme materiale(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.