Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguarr pas prezantimit të stratëgjisë së re për shëndetësinë që u bë nga ministrja Manastirliu.
Shehu thotë se qeveris po çudit shëndetësinë dhe se në rrethe po ngelin vetëm 11 spitale, ndërsa pjesa tjetër po kthehen në “qendra shëndetësore e urgjence”.
POSTIMI I PLOTË:
CUDITE” E QEVERISE PER SHENDETESINE NUK KANE TE MBARUAR!!!
Ministria Manasterliu prezantoi strategjine e re te sistemit “shendetesor”, perseri sikur “Bota” te krijohej sot-asnje fjale per “Shendetesine Falas” e fundin e saj tragjik.
Ishte nje program absurd edhe ky i sotmi, me regresiv se edhe klishete e dikurshme komuniste per sistemin shendetesor.
Nje program ky ku lexohet varferia e thelle e sistemit, numri i mjekeve si specie ne zhdukje, mungesa e sherbimeve etj- pa asnje strategji reale zgjidhjeje.
Ajo qe lexohet qarte eshte se ne Shqiperi do te ngelin vetem 11 spitale ne rrethe, te tjerat do te kthehen ne “qendra shendetesore e urgjence”!!!
Spitale te rendesishme si i Permetit, Tepelenes, Lushnjes, Pogradecit, Sarandes etj, nuk do te funksionojne me si te tille!
“Zgjidhja” do te jete mbyllja e spitaleve, ulja drastike e shtreterve, koncentrimi asfiksues i sherbimit qe mbetet ne pak qendra, duke e larguar ate nga qytetaret!
Jo vetem qe nuk do kete me decentralizim e “spital ndermarje”, por do te vendoset “rregjimi i i vjeter i patronazhit” mbi ato, si nje reminishence e dikurshme kjo.
Perballimin e kolapsit te numrit te mjekeve e mungesave, do ta realizoje ky patronazh, duke cuar mjeket nga qendra ne periferi sikur te ishte “stazhi” komunist.
Ne fakt kjo vecse do te shkaterroje me tej edhe qendren, pra spitalet e Tiranes.
KUJDESI PARESOR DO TE VAZHDOJE KREJTESISHT I CENTRALIZUAR DHE LARG FIZIONOMISE, QE DUHET TE KETE TASHME.
Zj. Ministre vetem per dicka siguroi: “Te fameshmet koncesione gryrese e shkaterruese te sistemit shendetesor do te lulezojne” me tej”!!!
SHQIPTARE TE DASHUR, PREGATITUNI PER DITE SHUME ME TE VESHTIRA QE JU PRESIN!
(B.H/Faxweb)