Edukatorja e dhunuar Suzana Braimllari ka rrëfyer për Fax News momentet e tmerrit që përjetoi kur u dhunua nga drejtoresha e kopshtit, Laureta Asllani.
“Kam 32 vite në pun dhe s’më ka ndodhur ndonjëherë diçka e tillë. Prej tre muajsh më ushtronte drejtoresha dhunë psikologjike derisa ndodhi ngjarja e dhunës fizike. Raporti im me fëmijët dhe prindërit ka qenë korrekt. Nuk kam marrë ndihmën në momentin në momentin që më bië të fikët…pasi I kërkova fletën ku thuhej se kishte ankesa ndaj meje drejtoresha më përplasi derën e drejtorisë duke më goditur dhe duke më tërhequr zvarrë nëpër shkallë. Kam arritur të shpëtoj dhe hyra në një klasë ndërsa ajo erdhi dhe më goditi në sy të fëmijëve,”- shprehet edukatorja.
Braimllari u dhunua pasditen e sotme nga drejtoresha e kopshtit ku punonte. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të fëmijeve ku mësuesja është dhunuar nga drejtoresha. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Vetë drejtoresha nuk ndodhet në shkollë pas denoncimit.
(F.M/Faxweb)