Etrit Berisha, lojtari i Kombëtares shqiptare vazhdon të jetë në superformë, madje dje ai ka qenë një ndër më të mirët e Atalantës në fitoren 2-1 ndaj Xhenoas.
Berisha kreu një pritje të shkëlqyer përballë Pandev dhe në disa raste shpëtoi portën nga gola të sigurt. Në një intervistë për mediat shqiptare portieri shqiptar u shpreh i lumtur për fitoren.
“Jam i lumtur sepse pritjet e mia ishin të rëndësishme. Qëndrova pa lëvizur deri në fund përballë Pandev dhe jam i lumtur se si shkuan gjërat”, tha pas ndeshjes Berisha. I pyetur për sfidën e rëndësishme që Atalanta do të luajë në shkurt në Ligën e Europës ndaj Borusias së Dortmundit, Berisha duket i kënaqur dhe jo i shqetësuar se do të përballet me një nga gjigandët e futbollit europian.
“Kemi luajtur edhe më parë kundër tyre, por nuk është e njëtja gjë se ishte miqësore. Jemi të lutmur sepse sfidojmë ekipe të mëdha, por deri atëherë ka ende shumë kohë”, tregoi portieri shqiptar.
(E.K/FAXWEB)