Është një nga këngëtaret më të mira të muzikës live por jo vetëm kaq. Ajo nxjerr herë pas here hite në tregun muzior shqiptar. Kjo është Anxhela Peristeri e cila së fudmi ka treaguar sesa kohë ka pa bërë seks.
E ftuar në emisionin “Prive” ajo nuk ka shpëtuar dot pa iu përgjigjur edhe pyetjeve “me spec”. E pyetur se sa kohë mund të qëndronte pa kryer marrëdhënie seksuale, këngëtarja ka habitur me përgjigjen e saj. “Uh shumë kohë. Sa të duash. Unë mundem shumë. Ku di, një vit dy ose edhe tre” është shprehur Anxhela. Mesa duket këngëtarja prej shumë kohësh nuk është në lidhje dhe tashmë është në kërkim të dashurisë së saj.
Anxhela Peristeri ishte këngëtarja që triumfoi mbrëmjen e kaluar në natën finale të “Këngës Magjike 2017”. Ajo u vlerësua me çmimin e parë dhe e rikëndoi këngën plot emocion. “E çmendur” ishte kënga që i dha këtë fitore Anxhelës.
“Faleminderit të gjithë kolegëve që më votuan dhe i gjithë publiku që e pëlqyen dhe e duartrokitën fort. Ky projekt është më i rëndësishmi i jetës time dje faleminderit shumë Kori i Liceut Artistik, kledibahiti, jonipeci,olticurri, lorel make upartist.
Faleminderit familja ime dhe të gjithë njerëzit që më kanë qëndruar pranë ju dua të gjithëve”- është shprehur këngëtarja menjëherë pasi mori çmimin. (J.V/Faxweb)