Mbledhja e sotme e qeverisë ka sjellë edhe vendimet në lidhje me shpërblimet për festat e fundvitit.
Kështu vetë Rama shkruan se nga qeveria do të përfitojnë pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe po ashtu një pako të posaçme për ushtarakët e për trupën e forcave të ndërhyrjes së Policisë së Shtetit.
“Qeveria miraton pakon e Vitit të Ri për pensionistët, familjet në ndihmë ekonomike, personat me aftësi të kufizuar dhe po ashtu një pako të posaçme për ushtarakët e për trupën e forcave të ndërhyrjes së Policisë së Shtetit, të cilat mundësuan përballimin e shembullor të përmbytjeve të fillimdhjetorit”, shkruan Rama.
Vetë Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka u shpreh: “Në emër të qeverisë iu them djemve dhe vajzave që jemi krenarë jo vetëm për punën e tyre por edhe do të nisim një masë financiare për të rishikuar në 2019-tën pagat për të gjithë ushatarakët”.
“Prej vitit 2004, nuk është marrë asnjë vendim për t’i shpërblyer ato djem e vajza që i kanë shërbyer më së miri vendit, dhe kjo s’duhet të ndodhë më,” tha Xhaçka.
Në vijim ministrja e Mbrojtjes, tha se do të sigurohet fondi 63.3 mln lekë, si shenjë mirënjohje për të gjithë ata efektivë që u përfshinë në emergjencën e përmbytjeve,dhe sidomos ato që ishin në vijën e parë për shpëtimin e qytetarëve
“Siguroj efektivët në uniformë, se jemi krenarë për ta dhe do bëjmë ç’është e mundur për t’i shpërbyler moralisht e financiarisht. Ky është vetëm fillimi i paketës së shpërblimeve,” tha ajo.
Ndërsa ministrja e Shëndetësisë u shpreh se pensionistët do të përfitojnë një shpërblim prej 3 mijë lekësh, ndërsa familjet në nevojë 2 mijë lekë.
(E.K/FAXWEB)