18:56 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Saimir Tahiri e ka me 03, 02 kryeministri”, zbardhet dosja e plotë nga Italia për Habilajt, 1600 faqe përgjime

14:41 | 13/12/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Si e lëshoi Rama Tahirin: Nuk do ishte hera e parë që një ministër të kapet në një gabim fatal

Nga dosja 1600 faqe e prokurorisë së Katanias kanë dalë detaje të reja në lidhme ish-minsitrin e Brendshëm Saimir Tahirin. Dosja hetimore është e ndarë në 4 kapituj.

Kapitulli 1 ka raporte të shërbimit nga oficerët e Guardia di Financa. Fashikujt 2 dhe 3 përfshin të gjitha përgjimet për grupin Habilaj, shkruan Report.Tv. Fashikulli katër përmban dokumente të mbledhura gjatë hetimit. Në fashikullin e përgjimeve, ka vetëm 3 përgjime ku përmendet emri Saimir.

Fashikulli 3

Në fashikullin 3, pika 16 prokuroria e Katanias bën atë që e cilëson se puqja ndërmjet grupit të Habilajve dhe Tahirit. Ky kapitull mban emrin “ Puqja ndërmjet grupit shqiptar të drejtuar nga Moisi HABILAJ dhe Florian HABILAJ dhe Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë Saimir TAHIRI”.

Në këtë përgjim 3 të përgjuarit flasin për targa makinash dhe janë të paqartë me njëri tjetrin se çfarë detyre mbante Saimir Tahiri. Janë Maridian, Avdul dhe Klardi Sulaj, flasin për targa makinash.

Maridiani thotë se: presidenti e ka “01”, kryeministri e ka “02” … “03” është AUDI i Artanit.

Maridiani: ishte i kushëririt tonë ai, kryeministri vëlla, si quhet? …

Në këtë bisedë Maridian Sulaj nuk e ka idenë se cfarë detyre kishte Saimit Tahiri dhe pyet. çfarë është tani ai?

Maridiani po ashtu thotë se: “SAIMIR TAHIRI” … “01” e ka presidenti … “02” e ka kryeministri … “03” e kishte ky … SAIMIRI!

Një tjetër përgjim ku përmende emri Saimir lidhet me disa bizhuteri të blera. Dokumenti thotë se “ Moisiu futet në makinë, i thotë Sabit se i mori dy byzylykët për bashkëshorten e Saimirit dhe një për të ëmën. Sabi e pyet nëse i kanë kushtuar shumë.

Moisi Habilaj i përgjigjet duke thënë: Mjaft.

Ndërsa Sabi pyet: 1000 Euro?

Moisiu Habilaj pyet: Sa? Ndërsa Sabi jep shifrën: 2000.

Disa nga këto përgjime u përdorën për t’i bllokuar pasaportën e Tahirit. Më poshtë i gjithë kapitulli 4 i dosjes me 1600 faqe. 

(J.V/Faxweb)

 

Etiketa: "Saimir Tahiri e ka me 0302 kryeministri"1600 faqeDosjaHabilajt
Pas

E dënuar me 3 vite burg për vjedhje, arrestohet 31-vjeçarja në Maliq

Para

Manjani ironizon Lu-në: Edhe këtë hall duhet ta mbajmë ne?!

Para
Manjani kritikon dyfishimin e zv.ministrave: Qeveri e vogël, por zëvendës-qeveri e madhe, ushtri zyrtarësh po pa asnjë mision!

Manjani ironizon Lu-në: Edhe këtë hall duhet ta mbajmë ne?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rriten tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Mediat: Grupi sulmues i Marinës Amerikane “Nimitz” niset drejt Lindjes së Mesme

Haga vendos vijimin e paraburgimit edhe për dy muaj për Hashim Thaçin

“Lulet plastike”, një film nga Ylljet Aliçka me Robert Ndrenikën dhe Zana Priftin, shfaqet në COD

Mediat amerikane: Trump nuk do të nënshkruajë deklaratën e përbashkët të G7-ës që bën thirrje për uljen e tensioneve midis Izraelit dhe Iranit

Aksident në Korçë, makina del nga rruga dhe përmbyset, tre të lënduarit dërgohen në spital

Kushtet e Iranit për negociata me SHBA, reagon presidenti i Izraelit: Po përdor Trump si mburojë për të avancuar me programin bërthamor

Konflikti në Lindjen e Mesme, DASH udhëzon amerikanët të mos udhëtojnë në Izrael, Bregun Perëndimor dhe Gaza

Televizioni publik iranian rinis transmetimin pas sulmit: Izraeli s’e do të vërtetën

VIDEO| Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis transmetimin

Si i përcakton SHBA organizatat e huaja terroriste? Ambasada Amerikane në Tiranë tregon rëndësinë për mbrojtjen e sigurisë kombëtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.