06:11 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Seks për 5 mijë lekë, arrestohet tutorja dhe prostituta në Durrës, si funksiononte rrjeti

11:03 | 14/12/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Menaxhonte një rrjet prostitucioni në Greqi, Ja mënyra si vepronte “bosi” shqiptar

Seks për 5 mijë lekë, arrestohet tutorja dhe prostituta në Durrës, si funksiononte rrjeti. Shtetaset e arrestuara janë Shpresa Pisha 47 vjeçe, banuese në Durrës dhe Y. R. 40 vjeçe, banuese në Durrës.

Specialistët për Trafiqet finalizojnë me sukses operacionin e koduar”Rent”. Shfrytëzonin femra dhe përshtatnin ambjente për prostitucion. Arrestohen në flagrancë dy shtetase dhe procedohet në gjëndje të lirë një tjetër.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një hetimi rreth 2- mujor me metoda speciale kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor të një rrjeti të shfrytëzimit të femrave për prostitucion. Është finalizuar me sukses operacioni i koduar “Rent” ku u arrestuan në flagrancë shtetaset:

  • Shpresa Pisha 47 vjeçe, banuese në Durrës;
  • Y. R. 40 vjeçe, banuese në Durrës.

Gjithashtu filloi procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit:

  • G.A. 44 vjeç, banues në Shijak.

Dinamika e ngjarjes: Shtetësia Shpresa Pisha, në rolin e organizatores dhe ndërmjetëses kishte marrë me qira një lokal në qytetin e Durrësit. Ajo ndërmjetësonte me klientët që frekuentonin lokalin e saj duke siguruar lidhjen e tyre më pas me shtetasen Y. R.

Në vijim Shpresa Pisha vinte në dispozicion ambjentet e banesës së saj në Plazh, Durrës për ushtrimin e këtij aktiviteti kriminal kundrejt një shume 5 000 lekë(të reja). Vijojnë hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale: • ”Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Mbajtja e ambjenteve për prostitucion” në ngarkim të shtetases Shpresa Pisha parashikuar në nenet 114 dhe 115 të Kodit Penal.

  • “Prostitucion” në ngarkim të shtetases dhe Y.R. parashikuar në nenin 113 të Kodit Penal.
  • “Prostitucion” në ngarkim të shtetasit G.A. parashikuar në nenin 113/a të Kodit Penal. (E.K/FAXWEB)
Etiketa: durresprostitucion
Pas

Çfarë e shqetëson Ramën? Zbret nga karrigia e kryeministrit dhe shkon pranë deputetëve i tensionuar (VIDEO)

Para

Uou çfarë suprizë për Fjollën, buqetën me trëndafila nuk e zë makina (FOTO)

Para
Uou çfarë suprizë për Fjollën, buqetën me trëndafila nuk e zë makina (FOTO)

Uou çfarë suprizë për Fjollën, buqetën me trëndafila nuk e zë makina (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.