Gjatë fjalës në parlament ish-kryeminsitri Sali Berisha është revoltuar teksa ka dëgjuar të flasë për përmbytjet ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka.
Berisha i është drejtuar Kryeministrit Rama dhe Xhaçkës se kjo që po deklarojnë është një injorim total.
“Ti thua se ndenji ministrja 48 orë pa gjumë, thua se je monitori i saj. Vini këtu e rrihni gjoksin, po qëndrimi juaj ndaj të përmbyturve është cinizëm total, injorim total. Mos i sillni këto në parlament”, u shpreh Berisha ndaj Ramës.
Duke përmendur shpërblimet për ushtarakët, Berisha u shpreh se qeveria po vepron në mënyrë cinike. “Ju përgëzoj për shpërblimet për ushtarakërt, por ju harroni të përmbyturit. Elozhet për situatën e përmbytjeve i mbani për vete.
Pritat që janë ndërtuar vitet e para nuk i ka lëvizur vendi, ndërsa pritjet tuaja i mori lumi. Mjaft me dehumanizmin e Kuvendit, le ti jepet fund kësaj farse”, u shpreh mes të tjerash ish-kryeministri Sali Berisha. (J.V/Faxweb)