Ministër i Brendshëm i Francës Gerard Collomb do të zhvillojë një vizitë zyrtarë dy ditore në Tiranë, me ftesë të ministrit të Brendshëm shqiptar Fatmir Xhafaj.
Ministri i Shtetit, Ministri i Brendshëm francez shoqërohet nga një delegacion i gjerë ku bëjnë pjesë deputetë, drejtues bashkish, drejtues të Policisë franceze e gazetarë të disa mediave të njohura.
Ministri Collomb dhe delegacioni që e shoqëron do të zhvillojë nesër në Ministrinë e Brendshme bisedime zyrtare me ministrin Xhafaj dhe ekipin e tij.
Gjatë ditës së sotme dhe nesër ministri Collomb dhe delegacioni që e shoqëron, do të priten në takime të veçanta nga Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe Kryeministri i vendit Edi Rama.
Grupi i deputetëve dhe kryetarët e bashkive do të priten në takime të veçanta edhe nga Kryetari i Kuvendit z.Gramoz Ruçi dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj.
Gjatë vizitës në Tiranë, ministri Collomb do të zhvillojë vizitë në kompaninë ‘Aleat’ që prodhon dokumentat biometrikë si dhe në ‘Muzeun e Gjetheve’. (J.V/Faxweb)