Për incindentin që ndodhi pak ditë më parë mes edukatores dhe drejtoreshës janë marrë masa ndaj të dyjave, raporton “Fax News”. Edukatorja Suzana Braimllari dhe drejtoresha e kopështit Laureta Asllani janë pezulluar nga detyra.
Sjellim në vëmendje që ngjarja u rregjistrua tre ditë më parë në kopshtin numrër 8 në lagjen 5 të qytetit të Korçës ku edukatorja denoncoi për dhunë fizike drejtoreshen e kopshtit. Pezullimi i përkohshem do të jetë në fuqi deri në përfundmin e hetimeve për zbardhjes së ngjarjes.
“Kam 32 vite në pun dhe s’më ka ndodhur ndonjëherë diçka e tillë. Prej tre muajsh më ushtronte drejtoresha dhunë psikologjike derisa ndodhi ngjarja e dhunës fizike. Raporti im me fëmijët dhe prindërit ka qenë korrekt. Nuk kam marrë ndihmën në momentin në momentin që më bië të fikët…pasi I kërkova fletën ku thuhej se kishte ankesa ndaj meje drejtoresha më përplasi derën e drejtorisë duke më goditur dhe duke më tërhequr zvarrë nëpër shkallë. Kam arritur të shpëtoj dhe hyra në një klasë ndërsa ajo erdhi dhe më goditi në sy të fëmijëve,”, u shpreh edukatorja për “Fax News”. (J.V/Faxweb)