Në Ishëm, ka dalë nga shinat treni i mallrave. Treni po vinte nga Mali i zi në drejtim të Elbasanit i ngarkuar me skrap.
Treni mësohet se ka dalë nga shinat rreth 500 metra nga stacioni i Ishmit dhe për pasojë ka bllokuar qarkullimin e të gjithë trenave në këtë hekurudhë përfshi dhe ato të pasagjerev.
Punonjës nga drejtoria e përgjithshme e hekurudhave po punojnë për të rikthyer trenin në shina dhe për të normalizuar situatën. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar në njerëz.
Duhet thënë se për shkak të gjendjes së keqe të rrjetit hekurudhor në vendin tonë jo pak hërë kanë ndodhur incidente të tilla.
(E.K/FAXWEB)