Kandidati për Kryeprokuror të përkohshëm Besnik Muçi ka reaguar pas skualifikimit për Kryeprokuror të përkohshëm nga Komisioni i Ligjeve i përbërë vetëm ngas deputetët e mazhorancës.
Kandidati Besnik Muçi thotë se ai I plotëson të gjitha kriteret, ndryshe nga sa tha Bledi Çuçi se ai nuk plotësonte kriterin për 15 vite punë.
Ai ka thënë se ai ka mbaruar shkollën e magjistraturës. Ai pyet se ku është gjetur kushti I 15 viteve punë.
“Unë i plotësoj të gjitha kriteret për kryeprokuror. Ku e kanë gjetur kushtin e 15 vjetëve prokuror? Kryeprokurori zgjidhet nga juristët e spikatur. Ligji parashikon 15 vite pune si jurist, jo si prokuror”, ka thwnë ai.
Janë skualifikuar 4 nga 7 kandidatët për Prokuror tw përkohshëm.
Raporti i lexuar nga Bledi Çuçi
Kandidati Arqile Koça i përmbush pjesërish kriteret se nuk ka gradën shkencore.
Kandidatja Arta Marku përmbush kriteret e përvojës dhe gradës.
Kandidati Artur Selmani përmbush pjesërisht kriteret për Prokuror të Përgjithshëm; përmbush kriterin e vjetërsisë. Nuk ka kriterin e gradës shkencore, që është kusht. Ka një masë disiplinore në punën e tij.
Kandidati Besnik Muçi plotëson kushtet dhe kriteret.
Kandidati Ferdinan Elezi përmbush kushtet dhe kriteret.
Kandidatja Ermira Tafani i përmbush kushtet. I plotëson dhe kërkesat ligjore, se nuk ka qënë as anëtare as bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit, e asnjë asgjensie të huaj dhe as ka marrë masë disiplinore.
Kandidati Granit Shahu nuk i plotëson kushtet e vjetërisë.
(B.H/Faxweb)