00:09 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Xhafaj takon homologun francez: Shqipëria nuk do të jetë në listën e vendeve ku kultivohet kanabis

17:04 | 15/12/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Xhafaj takon homologun francez: Shqipëria nuk do të jetë në listën e vendeve ku kultivohet kanabis

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti Ministrin e Shtetit dhe Ministër i Brendshëm i Francës Gerard Collomb, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë.

Ky takim në kryeqytetin shqiptar vjen pas dy të tillëve, mbajtur në Paris, në muajt Korrik dhe Nëntor të këtij viti.

Të dy ministrat vlerësuan marrëdhënien shumë të mirë të krijuar edhe në nivel vendimmarrës në Ministritë dhe Policitë e dy vendeve, që përmes rritjes së besimit reciprok, ndikon në konsolidimin e rezultateve të përbashkëta kundër krimit të organizuar.

Ministri Collomb u shpreh gjatë takimit se krimi nuk ka nacionalitet, por është transnacional, e në të implikohen shtetas të ndryshëm nga vende të ndryshme. Kjo sipas tij, imponon krijimin e një marrëdhënie të re mes vendeve, në këtë luftë.

Ministri francez e mbështeti kërkesën e ministrit Xhafaj dhe premtoi në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, atashimin pranë Policisë shqiptare të dy oficerëve të specializuar në luftën ndaj grupeve kriminale dhe pastrimit të parave, krahas atyre të ardhur nga SHBA dhe Gjermania.

Ministri Xhafaj e njohu ministrin francez dhe i prezantoi prioritetet dhe dokumentin politik të punës së Ministrisë së Brendshme. Ai u ndal tek lufta antikanabis dhe nënvizoi se janë marrë masat për vitin 2018, dhe Shqipëria nuk do të jetë në listën e vendeve ku kultivohet kanabis. Ministri Collomb vlerësoi rezultatet dhe shprehu besimin se do të jenë të qëndrueshme, duke theksuar se ato nuk janë një arritje pozitive vetëm për Shqipërinë, por edhe vendet e BE-së.

Zoti Collomb vlerësoi punë e bërë në këto muaj nga pala shqiptare për masat shtesë në pikat e kalimit kufitar në kuadër të frenimit të migracionit të parregullt dhe azil kërkimit. Ai njohu sukseset e arritura, i bindur se do të vijohet me të njëjtin vullnet.

Ministri i Brendshëm i Francës deklaroi gjatë takimit të dy delegacioneve se mbetet për t’u zgjidhur, së bashku, çështja e flukseve migratore, përfshi minorenët e pashoqëruar. Çështja e migracionit të paligjshëm, u shpreh Collomb, kërkon zgjidhje nga të dy palët. Edhe rregullat që janë sot në fuqi në Francë, kanë nevojë për përmirësim, shtoi ai. Procedurat për azil në Francë marrin shumë kohë dhe aktualisht ka një vakum juridik, e cila dikton nevojën e reformimit në këtë aspekt.

Në fund të takimit të dy delegacioneve, ministrat firmosën marrëveshjen administrative “Për forcimin e bashkëpunimit policor operacional dhe pritjen e punonjësve të Policisë shqiptare në mision në Francë”.

Marrëveshja dypalëshe e vendos në një fazë të re bashkëpunimin midis dy ministrive dhe mbështetet në besimin në rritje dhe aftësitë profesionale të policisë shqiptare. Policia e Shtetit do të dërgojë në Francë oficerë të saj, në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe parandalimit të fenomenit të azil kërkimit, për një shkëmbim më të mirë të informacionit, analizën e thelluar të tij dhe përsosjen e formave të bashkëpunimit.

Marrëveshja i hap rrugë dhe hedh bazat, drejt një faze tjetër bashkëpunimi të dy vendeve, për hetime më të thella, ndërtuar mbi punën e skuadrave të përbashkëta të policisë franceze dhe asaj shqiptare, veçanërisht për grupet kriminale që veprojnë në të dy vendet.

Etiketa: Fatmir Xhafaj
Pas

“Shala 2 metra në televizor, sa e shkurtër qenke”, si e sulmuan gjyshet moderatoren shqiptare

Para

“Pasuria nga bastet”, Kabo: Eh more shpirt i tregtuar deri ku ke mbërritur. Modernitet banal ky i sotmi

Para
“Pasuria nga bastet”, Kabo: Eh more shpirt i tregtuar deri ku ke mbërritur. Modernitet banal ky i sotmi

“Pasuria nga bastet”, Kabo: Eh more shpirt i tregtuar deri ku ke mbërritur. Modernitet banal ky i sotmi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.