Një kontrollor kufitar ka rënë në pranga ditën e sotme për korruspion pasiv.
Fax News raporton se SHÇBA ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit, Bledar Shele, 39 vjeç.
Nga të njëjtat burime bëhet e ditur se polici kufitar në Portin e Vlorës i kërkoi një udhëtari 100 euro për ta lënë të udhëtonte drejt Italisë.
Si pasojë 39 vjeçari është arrestuar në flagrancë nga SHÇBA.
(F.M/Faxweb)