Sekretari i Mbrojtjes në Uashingtonit (CNN) James Mattis tha të premten se nuk beson se raketat e tanishme ndërkontinentale të Koresë së Veriut janë në gjendje të godasin SHBA-në kontinentale.
Ai deklaroi se raketat e Koresë së Veriut nuk mbërrijnë dot deri në Shtetet e Bashkuara dhe se nuk e bindin pretendimet e vendit të izoluar komunist, se raketat e tij balistike ndërkontinentale mund të godasin Amerikën kontinentale.
“Peniani ende nuk e ka dëshmuar veten si një kërcënim serioz kundrejt nesh. Shtetet e Bashkuara janë duke e shqyrtuar me kujdes situatën, e kjo do të kërkojë pak kohë”, tha Mattis.
Vlerësimi i tij të premten ishte në përputhje me analistët teknikë të cilët thonë se lëshimi I raketës balistike të Koresë së Veriut në fakt nuk demonstroi një aftësi për të goditur SHBA-të ose që po bën përparime në sfidat teknike të nevojshme për një ICBM të suksesshme dhe operacionale.(M.Q/Faxweb)