Eliana Shehi një nënë shqiptare e vendosur prej disa kohësh në Suedi së bashku me familjen e saj, ka treguar një histori vërtet të komplikuar. Në shkollën ku vajza e saj 14-vjeçare studion gjendet dhe një i ri serb, i cili hera herës hedh fjalë fyese në drejtim të vajzës shqiptare.
Ajo thotë se bashkëshorti i saj ka menduar si zgjidhje edhe trembjen e djalit serb po vajza nuk ka menduar njësoj duke vendosur që ta zgjidh sipas mënyrës së saj situatën
Reagimi i Eliana Shehit: Goca e madhe(14 vjec)ka ne klase nje serb qe po e tepron me fjalet qe thote per shqiptaret. Bianca qe eshte me suedeze se suedezet,komplet e balancuar dhe moskokcarese,e injoron dhe vazhdon punen e vet,ate te te qenit nxenese exelent ne shkolle.
Pardje me tha qe serbi ka kaluar cdo kufi dhe ajo nuk po perqendrohet ne info qe marrin ne klase.Ka folur me te jatin dhe ai i ka afruar ndihme,ta trembi pak serbin por Bianca,as nuk e sheh si alternative.
Ka folur dje me djalin e i ka treguar me qetësi qe se ka idene cilet jane serbet dhe pse gjithe kjo urrejtje per shqiptaret por padyshim ka shtuar, ti vjen nga nje familje qe ketu ne Suedi sqenka integruar,perderisa ti qe ke lind ketu ,je i ushqyer me kaq urrejtje per nje popull qe se njeh hic .Te shohim si do zhvillohet kjo histori ,seshte e lehte me nje shoqeri multikulturale.
Duhet thënë se reagimi i Elianës ka nxitur një debat në rrjet, ky të tjerë miq të saj kanë treguar edhe historitë e tyre.
Koment; Kam patur une nje serb ne pune,por qe sillej shume mire me mua..Benim muhabet shpesh per gjendjen e ballkanit dhe gjerat qe kemi te peraferta..Te njejten gje kam degjuar edhe per serbe te tjere ketu ne amerike,qe jane sjelle mire me shqiptaret..Vajza le te vazhdoje ashtu si e ka nisur..bile te mundohet ta beje friend..ashtu e mund me shume..Jo nderhyrje nga te medhenjte mendoj
Koment: Kot nuk te kam thene mos t’ja kesh friken Biankes…..Une besoj se goca do ta gjej zgjidhjen vete…..Injorantet edhe ne nje shoqeri te civilizuar mbeten te tille perjete….Babi im me thoshte gjithmone:Katunarit edhe 7 lekure ti rrjepesh njelloj mbetet….Ma puth gocen dhe lere te veproje sic di vete….!!!
Koment: Duhet nderhyrja e shkolles.Per ngjarjet ne Nize te Frances, ne shkollat italiane organizuan biseda te lira per te studiuar mendimet e te rinjve. Iu sul nje arabe djalit tim, duke fol keq per Shqiperine si qender terrorizmi dhe ky i imi iu kundervu.Te nesermen, ne e keshilluam ne shpi mos te flasi fare, nje profesor i historise e hapi serish si diskutim dhe arabia filloi prap me te njejten menyre, I eshte kthy ky profesor duke e bere per uje te ftohte ne mbrojtje te Shqiperise dhe shqiptareve si popull, arriti deri aty sa iu betua qe do ta denonconte nqs ajo do vazhdonte te fliste keq pa asnje fakt o motiv. Pra me mire te nderhyje shkolla!!!
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post