04:33 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vrasje me armë zjarri në Shkodër, kush është viktima që u gjet në makinë (FOTO-DETAJE)

12:04 | 17/12/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasje me armë zjarri në Shkodër, kush është viktima që u gjet në makinë (FOTO-DETAJE)

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në zonën e Stom Golemit në Shkodër.

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në zonë po ende nuk ka të dhëna të plota në lidhje me ngjarjen. Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes dhe nga momenti në moment pritet që të dalin dhe detaje të reja.

Viktima është identifikuar si Angjelin Shkambi, i cili është gjetur i vrarë në makinë. Nuk dihet asgjë në lidhje me shkaqet dhe autorët e mundshme të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Shkëmbi dyshohet se ka qenë me precedentë penalë për kultivimin  e drogës.

Shtetasi Angjelin Shkëmbi, banues në Pulaj të Velipojës u arrestua pak kohë më parë pasi më datë 28 shkurt të këtij viti ishte shpallur në kërkim.

Policia sqaron se Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg më 14 shkurt 2017, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

DETAJET PARAPRAKE:

Me datë 17.12.2017, rreth orës 11:10, Salla Operative është njoftuar se në rrugën që të çon tek varrezat e “Stom Golemit”, një person në një makinë, është pa shenja jete. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Benz” me targa AA 275 BF , ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.Sh. 32 vjeç, banues në Shkodër, i vrarë me armë zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në vendin e ngjarjes ku po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja pistole. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga D.V.P. Shkoder për kapjen e autorëve, janë edhe grupe të FNSh-së.

(E.K/FAXWEB) 

 

Etiketa: Shkodervrasje me arme
Pas

E rëndë në Shkodër, raportohet për vrasje me armë zjarri

Para

Malltezi në “Fax News”: Klodian Zoto sekser i Arben Ahmetajt, kemi një dosje me të gjitha kontratat

Para
Malltezi në “Fax News”: Klodian Zoto sekser i Arben Ahmetajt, kemi një dosje me të gjitha kontratat

Malltezi në "Fax News": Klodian Zoto sekser i Arben Ahmetajt, kemi një dosje me të gjitha kontratat

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.